TIRANË- Analisti i njohur, Roland Bejko, i ftuar në “Real Story” komentoni çështjen e ish-kryetares së SHISH, Vlora Hyseni, e cila u la në masën arrest në shtëpi. Ai u shpreh se në Shqipëria ekziston një problem i madh në zbatimin e procedurave të rregullta dhe sjelljen me etikë.
Sipas tij, në rastin e Vlora Hysenit duhej treguar kujdes i shtuar pasi kemi të bëjmë me imazhin e shtetit. Në vlerësimin e tij, SPAK ka vepruar gabim në mënyrën se si veproi ndaj ish-drejtueses së SHISH.
“Ne kemi probleme të mëdha si në aspektin procedural dhe etik, të cilat ne i nënvlerësojmë, por që janë jashtëzakonisht të rëndësishme, sepse ke të bësh me imazhin e shtetit në radhe të parë. Në aspektin procedural dhe aspektin etik është vepruar gabim. Ai vendim që ka marrë sot gjykata, që nuk duhet të këtë rrjedhe nga dosja, duhej bërë që në fillim. Pse duhet të katandisemi në ditën që kryetari i shish të na katandiset deri në këtë farë feje”, tha ai.
Gjatë diskutimit në studio, Bejko tha se SPAK duhet të ishte treguar disa herë më i kujdesshëm pasi aktualisht jo vetëm Shqipëria, por edhe vendet e tjera tërajonit, po përjetojnë një situatë gjeopolitike shumë delikate.
“Jemi në një situatë jashtëzakonisht delikate gjeopolitike, jo vetëm në Shqipëri, por edhe në rajon. Ndërkohë që në Gjermani, Francë dhe Britani, vetë drejtuesit më të lartë të shtetit po i adresojmë qytetarët e tyre që të bëhen gati për një luftë eventuale. Në këto rrethana duhet të trajtohej me kujdes në radhe të parë nga SPAK, por edhe nga Gjykata, sepse masën e ka pranuar gjykata”, tha ai.

