Avokati Ardian Bajraktari ka folur për afatet dhe procedurat që lidhen me zgjedhjet dhe procesin e përzgjedhjes së kandidatit për president në Kosovë.
Bajraktari ka theksuar se data e zgjedhjeve nuk mund të jetë më pas se 45 ditë, duke vlerësuar se kjo nënkupton mesin e nëntorit të këtij viti.
Ai ka kërkuar gjithashtu rritjen e kapaciteteve dhe forcimin e ekipeve për sigurimin e materialeve të nevojshme për ish krerët e UÇK.
“Data e zgjedhjeve nuk mund të jetë më pas se 45 ditë, pra i bie mesi 15 nëntorit të këtij viti. Politika duhet të dakordësohet për emrin e ri të një kandidati për president.
Për ish krerët e UÇK në Hagë, krahas aspektit procedural, duhet të shtojmë kapacitetet, ekipet mbrojtëse që të sigurojë materialet financiare, si dhe të shqyrtojë dhe të vlerësojë nëse duhet të shtojë staf apo misione diplomatike në drejtim të sigurimit të ndonjë materiali të nevojshëm.
Rregullorja dhe ligji lejojnë mundësinë që të paraqiten materiale shtesë. Është e shkurtër koha brenda së cilës ndërmerren këto veprime, por nëse ka nevojë për ndonjë dokument të rëndësishëm nga vendet mike, atëherë involvimi i shoqërisë do të lehtësonte tej mase këto materiale, përfshirë dhe rishikimin e ligjit.”

