Rikthehen përplasjet e bllokimet në Parlament.
Masa e arrestit të ish-drejtores së Shërbimit Informativ Shtetëror ndezi përplasjet në Kuvend, ku Sali Berisha dhe të tijtë kërkuan të bëjë interpelancë me kryeministrin me Rama për SHISH dhe Vlora Hysenin.
Por Rama është në SHBA prej ditësh për Mbledhjen e Asamblesë së OKB-së, ndërsa socialistët i kujtuan Berishës, Bashkim Gazideden, që ka drejtuar SHISH-in, gjatë viteve 92 deri në 97.
“Kur shefi i shërbimit tënd, Gazidede megjithëse ishte akuzuar për vrasjen njerëzve, u bë komandant i FA në 97 për të vrarë akoma më shumë njerëz, për të hapur depot e armëve, për të shkatërruar Shqipërinë, për të bërë atë që askush nuk e bën dot si lider politik, vazhdon të jesh non grata, i akuzuar si kriminel, i akuzuari më i madh i Ballkanit”, tha Klosi.
Partia Demokratike bllokoi foltoren dhe seanca u ndërpre disa herë, por sërish demokratët rikthenin debatin tek SHISH.
“SHISH më parë digjte redaksi, dhunonte gazetarë, jo me procedura po me urdhra, shtet pa shtet ke pasur ti Sali. Ty Muli dhe gazi ju kam lënë të merreni vesh me një me njëri-tjetrin për kallëzimet në SPAK, për vilat që ke akuzuar se flamuri ka blerë me lekë e drogës”, tha Ismaili.
Debatet u mbyllën kur kryepalrmanetari Peleshi njoftoi momentin e votimit por këtu ishte dhe momenti i bashkimit të demokratëve me socialistët. Hyseni i ndau, Trump me Bordin e Paqes i bashkoi, kur edhe Sali Berisha votoi pro dërgimit të trupave ushtarake në Gaza.

