Çmimet e shitjes së banesave në vend janë ngadalësuar në pjesën e parë të vitit. Të dhënat zyrtare të Bankës së Shqipërisë theksojnë se indeksi i çmimeve u rrit me 10% nga mbi 41% që u shtrenjtua një vit më parë
Edhe në kryeqytet rezulton se niveli i rritjes është i njëjtë .
Nga të dhënat vërehet se ka pasur interes të shtuar nga të huajt për blerje apartamentesh në Shqipëri.
Gjatë gjashtëmujorit të parë të viti 2026, rreth 20% të banesave të shitura janë raportuar të blera nga shtetas jorezidentë. Nga këta, rreth 85% rezultojnë shtetas të vendeve të BE-së. Në tërësi, pesha e transaksioneve në të cilat blerësit janë jorezidentë ka shfaqur një prirje në rritje gjatë 5 vjetëve të fundit
Blerja e banesave po realizohet kryesisht me anë të kredive .Sektori bankar ka vijuar të mbështesë me financim kërkesat për blerjen e pasurive të paluajtshme rezidenciale nga individët dhe bizneset. Kredia për blerje banese ishte 260 miliardë lekë, duke u rritur me 12.5% kundrejt një viti më parë. Kushtet dhe termat e kreditimit të bankave për blerjen e banesave u raportuan të pandryshuara.
Po ashtu sipas Bankës qendrore edhe koha mesatare e shitjes së apartamenteve u rrit në 9.7 nga 8.1 muaj që ishte një vit më parë.
Ndërsa koha e shitjes në zonat bregdet u ul .
Po ashtu interes të shtuar ka pasur edhe për ambientet me qira kryesisht në Tiranë. Në raport theksohet se kërkesa e përgjithshme për marrje me qira raportohet më e lartë nga kërkesa gjatë gjashtëmujorit të mëparshëm.

