Parlamenti miratoi projekligjin për dërgimin e 40 ushtarakëve shqiptarë si trupapaqeruajtëse në Gaza në kuadër të Bordit të Paqes.
Ky është zotimi i parë që Shqipëria mban si anëtare themluese e Bordit të Paqes së Presidentit të SHBA, Donald Tramp.
Për këtë çështje, nuk pati debate në parlament, dhe u miratua me 106 vota pro të PS dhe PD, pa asnjë kundër dhe abstenim.
Dërgimi i 40 trupave të Forcave të Armatosura të Shqipërisë në Rripin e Gazës bëhet në kuadër të Forcës Ndërkombëtare të Stabilizimit dhe nuk do të ketë karakter luftarak, por do të fokusohet te mbështetja humanitare dhe siguria e misionit.
Operacioni menaxhohet nga “Bordi i Paqes” dhe mbështetet financiarisht me rreth 164 milionë lekë për një 6 muaj, ndërsa trupat do të pajisen me mjete të blinduara nga SHBA.

