Partia Demokratike i kërkon zyrtarisht Prokurorisë të verifikojë të kaluarën e Kryebashkiakut të Mallakastrës, Qerim Ismailaj, për të cilin thotë se ka të shkuar kriminale.Kryebashkiaku i Mallakastrës Qerim Ismailaj ka reaguar për mediat, duke thënë se “nuk jam ndaluar nga policia greke, në asnjë rast”.
Ndërkohë Kryebashkiaku i Mallakastrës Qerim Ismailaj ka reaguar pas akuzave të ngritura nga Partia Demokratike, e cila i ka dërguar një shkresë Prokurorisë për verifikimin e tij.
“Janë organet ato të cilat do të përcaktojnë se si do të vazhdojnë procedurat. Jam shumë i hapur për çdo lloj verifikimi të mundshëm. Nuk kam asnjë lloj dijenie. Unë punoj si kryetar, kam dorëzuar formularin e dekriminializimit. Nuk jam ndaluar nga policia greke, në asnjë rast”, deklaroi Ismailaj.
I pyetur për një vizitë të tijën në Greqi, dy javë më parë dhe nëse ka lidhje me këtë akuzë, ai tha se ka qenë tek motra për sebepe familjare.
“Unë kam motrën në Greqi, ka pasur sebepet e veta familjare, ky është shkaku”, u shpreh Ismailaj./abcnews.al
Lexo edhe http://abcnews.al/pd-denoncon-nje-tjeter-kryebashkiak-prokuroria-te-hetoje/