Sondazh

Vendimi i Hagës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

I dyshuar për mashtrim1.1 milion euro, arrestohet politikani pro-rus në Rumani

schedule13:19 - 22 Shtator, 2026

schedule 13:19 - 22 Shtator, 2026

Prokurorët rumunë kanë ndaluar politikanin e njohur Călin Georgescu nën dyshimet për mashtrim dhe krijim të një grupi të organizuar kriminal. Ish-kandidati për president, i njohur për qëndrimet e tij pro-ruse, u shoqërua nga policia dhe agjencia kundër krimit të organizuar (DIICOT) për t’u marrë në pyetje.

Sipas hetuesve, Georgescu dhe dy persona të tjerë mashtruan një biznesmen vendas duke i premtuar se mund t’i siguronin financime nga banka të huaja me vlerë deri në 15 milionë euro. Me premtimin se do ta ndihmonin të zgjeronte biznesin, ata i kërkuan garanci financiare në para cash.

Në këtë mënyrë, ata e bindën biznesmenin t’u transferonte fillimisht mbi 1 milion euro dhe më pas edhe 100 mijë euro të tjera. Gjatë kohës që Georgescu merrej në pyetje, mbështetës të tij u mblodhën përpara selisë së prokurorisë me flamuj dhe ikona fetare, duke bërë thirrje për lirimin e tij.

Kjo nuk është çështja e vetme ligjore për të, pasi ai po hetohet edhe në dy raste të tjera që lidhen me cenimin e rendit kushtetues dhe promovimin e ideologjisë fashiste.

Călin Georgescu u bë i njohur gjatë zgjedhjeve presidenciale të vitit 2024 në Rumani, ku arriti të fitonte rrethin e parë. Megjithatë, Gjykata Kushtetuese e anuloi atë proces zgjedhor për shkak të ndërhyrjeve dhe ndikimeve të jashtme.

Gjatë fushatës, ai kishte deklaruar se nëse do të zgjidhej president, do të ndërpriste të gjithë ndihmën e Rumanisë për Ukrainën, ndërsa kishte mohuar që fushata e tij të kishte marrë mbështetje nga Rusia.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!