Prokuroria e Posaçme (SPAK) ka kërkuar masën e pezullimit nga detyra të drejtueses së Shërbimit Informativ Shtetëror, Vlora Hyseni.
Gjithashtu, SPAK ka kërkuar edhe masën e sigurisë “arrest në shtëpi” për Hysenin. Masat nuk janë ekzekutuar pasi Hyseni, aktualisht ndodhet jashtë vendit.
Ndaj Vlora Hysenit janë ngritur dy akuza, “përkrahje e autorit të krimit” dhe “nxjerje e sekretit shtetëror”.
Vlora Hyseni u emërua në postin e drejtueses së SHISH në prill të vitit 2023.
Përpara këtij emërimi, ajo ka pasur një karrierë të gjatë në strukturat e sigurisë kombëtare në Kosovë./abcnews.al

