Sondazh

Vendimi i Hagës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Kryeministri Rama në SHBA, takim me komunitetin shqiptar në Michigan

schedule10:13 - 21 Shtator, 2026

schedule 10:13 - 21 Shtator, 2026

Kryeministri Edi Rama e nisi vizitën e tij disaditore në SHBA me një takim me komunitetin shqiptar në Michigan. Në takimin me emigrantët shqiptarë, Rama foli për objektivin kombëtar të Shqipërisë për tu anëtarësuar në vitin 2030.

Ai njoftoi se së shpejti do të hapet një konsullatë shqiptare në Michigan. Ndërsa komentoi edhe vendimin e Gjykatës Speciale për liderët e UÇK. Sipas tij, mbështetja e Shqipërisë për Thaçin dhe të tjerët është e garantuar, por luftën kryesore e ka Kosova se si do e zhbëjë vendimin.

Kryeministri Rama ndodhet në një vizitë zyrtare disaditore në SHBA, ku Rama do të marrë pjesë në punimet e sesionit të 81-të të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së në New York.

Sipas agjendës, parashikohet që kryeministri Rama, në emër të Shqipërisë, të mbajë fjalën e tij në OKB të premten, më datë 25 shtator.

Rama do të marrë pjesë në pritje zyrtare, aktivitete të nivelit të lartë dhe takime me përfaqësues të politikës, ekonomisë dhe organizatave ndërkombëtare./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!