Sondazh

Vendimi i Hagës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Plagosje me thikë në Pogradec

schedule09:41 - 21 Shtator, 2026

schedule 09:41 - 21 Shtator, 2026

 Një konflikt mes dy personave ka përfunduar me plagosjen e njërit prej tyre në fshatin Proptisht, në zonën e Mokrës.

Sipas informacioneve paraprake, gjatë konfliktit njëri prej personave është goditur me thikë, duke marrë një plagë në shpatull. Mësohet se dëmtimi është i lehtë.

“Rreth orës 09:00, në fshatin Proptisht, dyshohet se gjatë një konflikti për motive të dobëta, shtetasi B. Ç. 51 vjeç, ka goditur me mjet prerës (thikë), shtetasin M. Ç., 48 vjeç, i cili u transportua në spital dhe po merr ndihmë mjekësore”, njofton policia.

Nga të dhënat paraprake, dyshohet se konflikti ka nisur për motive të dobëta.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!