Sondazh

Vendimi i Hagës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Spektakël në “Olimpico”/ Roma dhe Inter barazojnë 2-2 në “finalen” e parë të Serie A

schedule14:07 - 20 Shtator, 2026

schedule 14:07 - 20 Shtator, 2026

Jo më kot pritej me tepër interesim.

Sidoqoftë, Roma dhe Interi së pari nderuan kujtimin e legjendës së ndjerë, Sandro Macola, që mbylli sytë pikërisht këtë të shtunë, e pastaj I dhanë jetë një spektakli në stadiumin “Olimpiko” të kryeqytetit të Italisë.

Mbi 70 000 spektatorët në impiantin e famshëm nuk u zhgënjyen për paratë e shpenzuara për biletat dhe kohën prej 2 orësh që iu mori ndeshja.

Përfundoi 2-2 mes dy ekipeve që deri tani kanë qenë më të mirat e Serisë A dhe jo më kot kryesonin e janë ende në krye.

Vendasit, sipas filozofisë së trajnerit shumë simpatik Xhampiero Gasperini, e nisën më mirë dhe madje arritën epërsinë 2-0.

Mesfushori francez, me origjinë nga Bregu I Fildishtë, Manu Kone, ishte autor i të dyja rrjetave, në minutat 6 e 37.

Një nisje e rrufeshme e verdhekuqve, një “blic krig”, por përballë ishte Interi, që logjikshëm besohet se është skuadra më e mirë e Italisë.

Zikaltërit, kampionë në fuqi, reaguan pas pushimit pas një fjalimi të trajnerit Kristian Kivu, veçse tekniku rumun nuk deshi ta bënte publike atë që u tha lojtarëve të tij.

Edhe pse jo në një mbrëmje të shkqëlqyer, sërish lombardët ia dolën të shpëtonin nga humbja.

Kapiteni Lautaro Martinez, Këpuca e Artë e Serisë A sezonin e kaluar, ishte heroi me dy golat e tij në minutat 46 e 79.

Një asist ishte nga shoku I repartit sulmues, Markus Turam.

Përballja ishte e fortë dhe thuajse në ekuilibër sa I takon statistikave, ndërsa Roma mbetet e para në kampionatin italian me 13 pikë, po aq sa Interi dhe Lacio që fitoi 2-0 në Venecia, veçse me golaverazh më të mirë./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!