Sondazh

Vendimi i Hagës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

“The Wanted”/ Arrestohen në Itali dy persona të kërkuar nga drejtësia shqiptare, pritet ekstradimi

schedule11:40 - 18 Shtator, 2026

schedule 11:40 - 18 Shtator, 2026

Policia e Shtetit ka finalizuar dy faza të tjera të operacionit të koduar “The Wanted”, në bashkëpunim me autoritetet italiane, duke bërë të mundur arrestimin në Itali të dy shtetasve shqiptarë të shpallur në kërkim ndërkombëtar.

Sipas Policisë, njëri prej të arrestuarve është Muhamet Bedulla, 33 vjeç, i dënuar nga Gjykata e Korçës me 10 vite burgim për veprën penale “Vrasja me dashje”, mbetur në tentativë.
Ngjarja ka ndodhur në vitin 2017, kur Bedulla dyshohet se ka plagosur me mjet prerës një shtetas, në kuadër të një konflikti. Atij i kanë mbetur për të vuajtur edhe 3 vite e 4 muaj burgim.

Në Itali është arrestuar edhe U. B., 26 vjeç, ndaj të cilit Gjykata e Elbasanit ka caktuar në vitin 2025 masën e sigurisë “Arrest në burg” për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.

Sipas autoriteteve, 26-vjeçari është kapur në vitin 2024 duke shitur lëndë narkotike Cannabis Sativa, ndërsa dyshohet se në banesë mbante një sasi të konsiderueshme fishekësh luftarakë dhe dy krehra pistolete.

Interpol Tirana dhe Interpol Roma vijojnë procedurat për ekstradimin e dy shtetasve drejt Shqipërisë.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!