Sondazh

Vendimi i Hagës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Breshri dëmton zonat bujqësore të Korçës

schedule09:19 - 18 Shtator, 2026

schedule 09:19 - 18 Shtator, 2026

Breshëri goditi disa prej zonave bujqësore të Korçës, duke dëmtuar sipërfaqe të konsiderueshme të mbjella me perime,. Humbjet e fermerëve pak para sezonit të vjeljes janë të konsiderueshme.

Në fshatrat Lumalas, Biranj, Melçan dhe Vashmi, breshëri goditi kryesisht parcelat me speca dhe spinaq, ndërsa fermerët thonë se deri 60% e prodhimit ka shkuar dëm.

Sinkron: Fermer nga Lumalasi

Veç parcelave me speca dhe spinaq, breshrit nuk i shpëtuan as kulturat e tjera, duke rritur faturën e humbjeve për fermerët e Fushës së Korçës. Prodhimet e dëmtuara nuk po gjejnë treg dhe po shiten me vështirësi, nën kosto, ndërsa një pjesë e perimeve po kalben në fusha.

Sinkron: Fermerë

Fermerët e juglindjes në mënyrë të vazhdueshme po përballen me ndryshime klimatike, të cilat po dëmtojnë masivisht prodhimin, duke shtuar nevojën për mbrojtje dhe përshtatje ndaj fenomeneve të natyrës.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!