Ylli i Liverpool, Sadio Mane, është shpallur lojtari më i mirë afrikan i vitit. Mane bëri një sezon të shkëlqyer me Liverpool, duke fituar Champions League dhe duke u renditur në vend të dytë në Premier League, me vetëm një pikë më pak se kampionët e Manchester Cityt.
Në aspektin individual, senegalezi shënoi 22 gola në Premier, duke fituar “Këpucën e Artë”. Edhe këtë sezon, Mane ka qenë i shkëlqyer dhe po ndihmon Liverpoolin të dominojë Premier Leaguen angleze./abcnews.al
It’s official! ?
The African Player of the Year for 2⃣0⃣1⃣9⃣ is #SadioMane
What an achievement for the Senegalese winger! ?? #CAFAwards2019 pic.twitter.com/BwFBBxFBR1
— #CAFAwards2019 (@CAF_Online) January 7, 2020