Sondazh

Vendimi i Hagës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

“Haga mori prova false nga Serbia”, Shala: Vendimi ishte absurd, duhet përgatitje serioze për Apelin

schedule21:23 - 16 Shtator, 2026

schedule 21:23 - 16 Shtator, 2026

Xhavit Shala ka reaguar pas vendimit të Gjykatës Speciale në Hagë ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, duke e cilësuar atë si absurd dhe duke kërkuar përgatitje serioze për procesin e Apelit.

Shala ka thënë se kishte shpresa që disa prej të akuzuarve mund të liroheshin, ndërsa ka pretenduar se gjykata ka marrë në shqyrtim akte juridike që, sipas tij, ishin prova të siguruara nga inteligjenca serbe.

Ai ka pretenduar gjithashtu se Haga ka marrë prova false nga Serbia dhe ka theksuar nevojën për përgatitje të mëtejshme për procesin e Apelit.

Sipas tij, një pjesë e akuzave është rrëzuar nga gjykata e shkallës së parë, ndërsa akuza më e rëndë për krime kundër njerëzimit është rrëzuar.

“ Kishim shpresa që disa mund të liroheshin, gjithsesi ai vendim, mori në shqyrtim akte juridike që i cilësuan si prova që u serviren nga inteligjenca serbe. Prokuroria serbe u bë furnitorja kryesore, vendimi ishte absurd, në asnjë moment nuk vërtetuan lidhjen e të akuzuarve me krimet e kryera.

Nuk u lidh përgjegjësia konkrete. Haga mori prova false nga Serbia. Ne duhet të ngrihemi fort dhe duhet kaluar në përgatitje serioze për gjyqin e Apelit. Është një vendim që pjesërisht është rrëzuar nga gjykata e shkallës së parë, akuza më e rëndë për krime kundër njerëzimit është rrëzuar. Kanë lënë akuzë për krime lufte dhe ia kanë adresuar lidershipit të UÇK-së. Kryesorja është të kalojmë në përgatitjen më të mirë të mundshme.”

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!