Vetëm disa orë pas vendimit skandaloz të Gjykatës Speciale në Hagë, deputetë të parlamentit të Kosovës kanë nisur veprime konkrete për zhbërjen e kësaj gjykate, pasi një thirrje e tillë erdhi edhe nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Mediat në Kosovës raportojnë se ka nisur mbledhja e nënshkrimeve, me këtë pike të vetme të rendit të ditës zhbërjen e kësaj Gjykate. Deputetë të partive opozitare kanë bërë hapa konkret në këtë drejtim duke filluar mbledhjen e nënshkrimeve për seancë në afat të përshpejtuar.
Gjykata Speciale, e njohur zyrtarisht si Dhomat e Specializuara të Kosovës, u themelua më 3 gusht të vitit 2015. Ajo u votua nga deputetët e Kuvendit të Kosovës pas një presioni të madh ndërkombëtar, me qëllim hetimin e krimeve të pretenduara të luftës të kryera nga pjesëtarë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Kuvendi i Kosovës mund të votojë për shpërbërjen e Gjykatës Speciale ndonese procedura do te ishte tejet e veshtire dhe do te kerkonte gjithashtu edhe pelqimin e nderkombetare mbi kete ceshtje.
Për të krijuar Gjykatën Speciale, Kuvendi ndryshoi Kushtetutën e Kosovës duke shtuar Nenin 162. Sipas këtij neni dhe analizave juridike të ekspertëve kushtetues, mandati i Dhomave të Specializuara vazhdon automatikisht derisa Këshilli i Bashkimit Evropian të njoftojë Kosovën se hetimet dhe të gjitha procedurat gjyqësore kanë përfunduar.

