Mezani buzëqesh, dhurata e radhës një sulmues nga Superiorja

schedule19:59 - 7 Janar, 2020

schedule 19:59 - 7 Janar, 2020

Edhe pse gjithçka ishte thuajse e mbyllur, sot është zyrtarizuar firma e Darko Nikac te skuadra e Gjilanit. Klubi i IPKO Superligës, me anë të faqes zyrtare në Facebook, zyrtarizoi firmën me sulmuesin nga Mali i Zi. Nikac ishte pjesë e Teuëts në gjysmën e parë të sezonit, ndërsa tani do të vazhdojë karrierën në Kosovë. Kalimin e Nikac te Gjilani e kishte konfirmuar ekskluzivisht edhe ABC News që në fundin e muajit dhjetor dhe tani, gjithçka është zyrtare.

Zyrtarizimi i Gjilanit:

Gjilan, 07 Janar 2020-Skuadra e Gjilanit ka arritur të sigurojë shërbimet e sulmuesit nga Mali i Zi, Darko Nikac.

Futbollisti i lindur në Podgoricë, në skuadrën e Gjilanit vjen nga Kategoria Superiore e Shqipërisë, ku pjesën e parë të këtij edicioni kishte përfaqësuar ekipin nga bregdeti shqiptar, atë të Teutës nga Durrësi.

29 vjeçari, karrierën e kishte nisur në ekipin e Buduqnostit nga Podgorica, nga ku e kishte vazhduar atë nëpër disa ekipe tjera malazeze dhe jashtë vendlindjes së tij, si në Hungari, Uzbekistan dhe Indi.

Sulmuesi i gjatë 1.85 metra luan me dy këmbët, e gjithashtu veçohet edhe me lojën në ajër. Pozita e tij e preferuar është si sulmues i qendrës.

Nikac, gjithashtu ka paraqitje për kombëtaren Malazeze, ku ai ishte ftuar në 3 takime të përfaqësues së vendlindjes së tij. Nikac bëhet futbollisti i dytë i ardhur në këtë afat kalimtar të janarit pas Sebino Plakut, i cili u bashkua me skuadrën e Gjilanit dy ditë më parë./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!