Sondazh

Vendimi i Hagës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

“Reforma territoriale nuk cënon shërbimet”, Rama në Korçë: Banorët e Maliqit do shkojnë në të njëjtat zyra

schedule14:48 - 16 Shtator, 2026

schedule 14:48 - 16 Shtator, 2026

Sipas projektligjit, Maliqi nuk do të jetë më bashki më vete, por do të marrë statusin e qytetit, ndërsa shërbimet do të vijojnë të ofrohen në territor.

Njësitë administrative dhe fshatrat që sot i përkasin Bashkisë Maliq do të vijojnë të funksionojnë në të njëjtën mënyrë.

Edhe qyteti i Maliqit do të ketë një drejtues të posaçëm, në mënyrë që shërbimet të mbeten pranë banorëve.

Një tjetër çështje e diskutuar, në takimin që shefi I qeverisë Edi Rama zhvilloi në Korçë, ishte përfaqësimi i Maliqit në Këshillin Bashkiak dhe garancitë për shpërndarjen e investimeve pas bashkimit me Korçën.

Konsultimet për reformën do të vijojnë në bashkitë e tjera të vendit, përpara shqyrtimit të projektligjit në Kuvend./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!