Sondazh

Dështimi i protestës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

VIDEO/ Nga maskat tek molotovët, policia tregon pamjet: Mjetet e përdorura nga dy të maskuar në protestë

schedule11:10 - 1 Nëntor, 2026

schedule 11:10 - 1 Nëntor, 2026

Policia ka gjetur mjetet e përdorura nga dy persona të maskuar gjatë protestës së dhunshme të së shtunës.

Nga pamjet e bëra publike nga Policia, maska kudragaz dhe molotovët ishin fshehur në pjesën e pasme të automjetit. Ndërsa disa prej tyre ishin brenda një çante.

Policia e Tiranës ka arrestuar 6 persona pas akteve të dhunës të shënuara gjatë protestës së zhvilluar ditën e djeshme në kryeqytet.



Përmes një njoftimi, policia deklaroi se protestuesit kundërshtuan dhe goditën punonjësit e Policisë me sende të forta, lëndë piroteknike, bomba molotov, sfera dhe vida metalike.

Ndërkohë për 3 persona kanë nisur hetimet, ndërsa 2 janë shpallur në kërkim./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!