Sondazh

Vendimi i Hagës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

“Njollë e zezë për Kosovën”, Krisafi: Vendim politik! Qëllimi i Gjykatës Speciale ishte t’i dënonte katër ish-krerët e UÇK

schedule13:44 - 16 Shtator, 2026

schedule 13:44 - 16 Shtator, 2026

TIRANË- Gjykata Speciale vendosi të shpallë fajtorë katër ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, duke shqiptuar një dënim prej 81 vitesh burg në total për Hashim Thaçin, Kadri Veselin, Jakup Krasniqin dhe Rexhep Selimin.

Eksperti i marrëdhënieve ndërkombëtare, Ledion Krisafin, i ftuar në “News Line” në ABC News u shpreh se vendimi ishte i padrejtë ndaj drejtuesve të UÇK-së, të cilët luftuan për liri dhe pavarësi kundër okupatorit.

Ai theksoi se nëse ky vendim do të miratohet edhe në Apel, kjo sigurisht do jetë një njollë e zezë për Kosovën. Sipas ekspertit, qëllimi i Gjykatës ishte t’i dënonte, pavarësisht fakteve mbi ngjarjet e pretenduara.

Ai e konsideroi vendimi e Speciales si politik, që vendosi shenja barazie mes agresorit dhe viktimës.

“Vendim i padrejtë, sepse ata luftuan për liri. Pavarësisht se gjykata tha se përgjegjësia është individuale, fakti është se një vendim i tillë edhe nëse pranohet nga Apeli do jetë një njollë e zezë për Kosovën dhe përpjekjet e saj për t’u njohur ndërkombëtarisht.

Kjo krijon një lloj njolle për Kosovën sigurisht. Qëllimi ishte për t’i dënuar, sepse nuk është as Europa e viteve 1999 dhe nuk është as Amerika e 1999, diçka ka ndryshuar. Nuk ka rëndësi nëse faktet ishin të drejta apo jo, por qëllimi ishte që t’i dënonte.

Rastet e apelimit kanë funksionuar në disa raste. Gjykata më është dukur sikur ka pasur një qasje për t’i dënuar. Shumica e shqiptarëve nuk e prisnin një vendim të tillë. Disa shenja që kanë qenë ditën e djeshëm, kanë treguar se vendimi nuk ishte në favor të tyre. Fakti që Franca dhe Mbretëria e Bashkuar paralajmëruan qytetarët e tij, tregoi diçka.

Vendimi ka qenë politik dhe serbët kishin një besim se vendimi do ishte në favor të tyre. Të gjithë u barazuan në luftën e ish-Jugosllavisë, si Ratko Mlladiç, që vrau mijëra persona në Bosnje si ata që luftuan për liri.”, tha ai. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!