Pas shpalljes së aktgjykimit nga Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë, pjesëtarë të Njësisë Speciale të Policisë së Kosovës janë vendosur pranë zyrave të EULEX-it në Fushë-Kosovë.
Vendosja e forcave policore vjen në kohën kur një numër qytetarësh janë mbledhur pranë zyrave të EULEX-it për të protestuar pas vendimit të Gjykatës Speciale.
Dhomat e Specializuara kanë dënuar Hashim Thaçin dhe Jakup Krasniqin me nga 25 vjet burgim, Kadri Veselin me 18 vjet, ndërsa Rexhep Selimin me 13 vjet burgim.
Prania e shtuar policore është pjesë e masave të sigurisë në zonën pranë zyrave të EULEX-it, ku janë mbledhur qytetarë pas shpalljes së aktgjykimit.

