Sondazh

Vendimi i Hagës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Dënimi i ish-krerëve/ Shqiptarët e revoltuar në Hagë flasin për ABC News: Skandal, njollosje e pastër e luftës së UÇK-së

schedule12:57 - 16 Shtator, 2026

schedule 12:57 - 16 Shtator, 2026

Shqiptarë të shumtë të mbledhur në Hagë janë shprehur të tronditur pas vendimit të Dhomave të Specializuara të Kosovës, të cilat dënuan me gjithsej 81 vite burg katër ish-krerët e UÇK-së.

Në prononcimet për ABC News, qytetarët e pranishëm në Hagë e kanë kundërshtuar vendimin, duke shprehur bindjen se ai synon të njollosë luftën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

“Jam tronditur, ky është skandal. Njollosje e pastër e luftës së UÇK-së”, tha njëri prej qytetarëve.

Vendimi i Gjykatës Speciale ka shkaktuar reagime të shumta mes qytetarëve të mbledhur në Hagë, të cilët kishin udhëtuar për të ndjekur nga afër shpalljen e aktgjykimit ndaj katër ish-krerëve të UÇK-së.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!