HAGË- Dhomat e Specializuara të Kosovës, të njohura si Gjykata Speciale, me seli në Hagë, pritet që sot të shpallin vendimin ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi.
Seanca gjyqësore pritet të fillojë në orën 10:00 sipas kohës së Hagës, ndërsa transmetimi nga salla e gjyqit do të jetë dhjetë minuta me vonesë. Sipas njoftimit zyrtar, seanca pritet të zgjasë rreth dy orë.
Shpallja e aktgjykimit vjen pas një procesi gjyqësor që zgjati afërsisht gjashtë vjet. Ish-krerët e UÇK-së, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi dhe Jakup Krasniqi, presin sot aktgjykimin e shkallës së parë të Dhomave të Specializuara në Hagë.
Ata akuzohen për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit, përfshirë përndjekje, burgosje, torturë, vrasje dhe zhdukje me forcë. Të katërt i kanë mohuar akuzat. Prokuroria ka kërkuar nga 45 vjet burgim për secilin, ndërsa mbrojtja ka kërkuar shpalljen e tyre të pafajshëm. Në fund, Prokuroria në pretencën e saj kërkoi që ish-krerët e UÇK-së të shpallen fajtorë në të gjitha pikat e aktakuzës dhe të dënohen me nga 45 vjet burgim secili. Mbrojtja e ish-krerëve të UÇK-së i ka hedhur poshtë ato, duke i cilësuar të pabaza.
Ora 08:50 Nga arrestimi tek aktgjykimi: Gjashtë vite proces në Hagë për ish-krerët e UÇK
Procesi gjyqësor ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë ka nisur në nëntor të vitit 2020 dhe, pas gati gjashtë vitesh, pritet të hyjë në fazën e aktgjykimit. Të katër të akuzuarit për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit janë deklaruar të pafajshëm.
– Dhomat e Specializuara të Kosovës, të njohura si Gjykata Speciale, me seli në Hagë, pritet që sot të shpallin vendimin ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi. Seanca gjyqësore pritet të nisë në orën 10:00, ndërsa në Hagë janë mbledhur familjarët të ish-krerëve të UÇK-së dhe qytetarët të shumtë, në mbështetje të çlirimtarëve. Mes tyre ndodhen Endrit Thaçi, djali i ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi si dhe djali i Kadri Veselit, Klestor Veseli.
Ora 08:55 Gjyqi në Hagë/ Djali i Kadri Veselit në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së
Në gjykatën Speciale për të ndjekur nga afër procesin ndodhet sot edhe djali i Kadri Veselit, Klestor Veseli. Sot nga ora 10:00, në Gjykatën Speciale në Hagë do të shpallet vendimi përfundimtar për katërshen e UÇK-së.

