Platforma qytetare “Liria ka Emër” ka publikuar një pankartë me mbishkrimin “Kur preket UÇK-ja, ngrihemi të gjithë!”, duke përcjellë një mesazh mbështetjeje për Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës dhe ish-krerët e saj.
Fotografia është publikuar në një periudhë kur në Hagë pritet shpallja e aktgjykimit ndaj ish-krerëve të UÇK-së.
“Liria ka Emër” gjatë këtij viti ka zhvilluar një sërë aktivitetesh publike në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së dhe procesit në Hagë.
Në mesin e aktiviteteve të organizuara nga platforma ishte edhe “Marshi për Liri”, i mbajtur më 12 shtator.


