Qeveria Kurti 4 me votat e Serbisë nuk është pranuar nga opozita.
Partia Demokratike e Kosovës ka dërguar në Gjykatën Kushtetuese vendimin për zgjedhjen e Qeverisë së re, duke pretenduar se votimi është bërë nga një Kuvend që nuk ishte konstituuar sipas Kushtetutës.
Debati lidhet me mënyrën se si u mbyll procesi i konstituimit të legjislaturës së re. Të dielën u zgjodhën nënkryetarët nga LDK-ja dhe komunitetet pakicë, ndërsa PDK nuk mori pjesë në seancë, pasi më herët kishte tërhequr kandidaturën e Vlora Çitakut për nënkryetare.
Edhe pse kohën e kishte që pas 7 qershorit, Kurti zgjodhi të thyente të gjitha afatet kushtetuese që kishte ne dispozicion për konstituuimin e kuvendit, madje duke votuar edhe për nënkryetaren nga Lista serbe Tanja Vujoviç.

