TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas mbylljes së thirrjes për Rrjetin MIA, duke bërë me dije se janë regjistruar 245 aplikime nga të sapodiplomuar, gazetarë, informaticienë, organizata mediatike dhe studio dizajni.
Më tej, Rama theksoi se aplikantët kanë propozuar ide për thjeshtimin e gjuhës së shtetit, përmirësimin e informacionit për qytetarët dhe përdorimin e inteligjencës artificiale në komunikim.
Përballë akuzave se MIA është një “agjenci propagande e regjimit”, Rama ngriti pyetjen se si shpjegohet interesi i lartë për të punuar me këtë strukturë.

