Eksperti i marrëdhënieve ndërkombëtare, Ledion Krisafi, ka komentuar situatën e krijuar në Ukrainë pas sulmeve të fundit ruse me dronë dhe raketa, duke theksuar mungesën e kapaciteteve të mjaftueshme të mbrojtjes kundërajrore.
Sipas Krisafit, numri i madh i dronëve dhe raketave ruse që arrijnë në objektivat ukrainase tregon për vështirësitë që po has mbrojtja ajrore e Ukrainës.
Në lidhje me incidentet me dronët rusë që kanë kaluar në hapësirën ajrore të Polonisë, Krisafi tha se Rusia është e interesuar veçanërisht për mënyrën se si do të reagojë Varshava.
“Ukraina, duke qenë se ka mungesë të mbrojtjes kundërajrore, numri i dronëve dhe raketave ruse që po shkojnë në destinacion është shumë i madh. Pardje, 800 dronë kanë shkuar në objektivat ukrainase; është gjë e rrallë kjo.
E njëjta gjë është dhe me raketat cruise. Nëse mbrojtja ukrainase do të ishte e gatshme, nuk do të ishim në këtë situatë paniku si ditët e fundit. Rusët janë më të interesuar se si do të reagojë Polonia, sepse është një vend i madh me kapacitete që i ka investuar. Kur dronët rusë kanë kaluar kufirin, mund të kenë shkuar gabimisht, por kanë qenë edhe provokim.”

