Bekim Sejdiu është tërhequr nga kandidatura për president të Republikës së Kosovës.
Lajmin e ka bërë të ditur vetë Sejdiu përmes një postimi në Facebook, ku ka njoftuar se për vendimin e tij ka informuar përfaqësuesit e Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe Lëvizjes Vetëvendosje.
Sejdiu ka thënë se vendimin e ka marrë për shkak të mungesës së mbështetjes së nevojshme parlamentare për zgjedhjen e tij në postin e presidentit, si dhe për shkak të zhvillimeve politike që, sipas tij, e kanë devijuar procesin.
“Në rrethanat e krijuara, të karakterizuara nga mungesa e mbështetjes së nevojshme parlamentare për zgjedhjen time si President i Republikës së Kosovës dhe nga devijimi i tërë procesit në vorbullën e dinamikave dhe përplasjeve të brendshme politike, kam vendosur të tërhiqem nga kandidatura për President të Republikës së Kosovës”, ka shkruar Sejdiu, transmeton Klankosova.tv.

