Vetëm 48 orë kanë mbetur deri më 16 shtator, kur Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë pritet të shpallin aktgjykimin në rastin ndaj ish-presidentit Hashim Thaçi, ish-kryeparlamentarëve Kadri Veseli e Jakup Krasniqi, si dhe ish-deputetit Rexhep Selimi.
Në Kosovë dhe jo vetëm; vëmendja është përqendruar te vendimi që do të marrë gjykata.
Ndërsa pritshmëria e shumë qytetarëve është për lirimin e katër ish-pjesëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Vendimi i 16 shtatorit pritet me interesim të madh në Kosovë dhe më gjerë.
Më 12 shtator u mbajt edhe aktiviteti “Marshi për liri”, në mbështetje të Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit, ku mijëra qytetarëve mbushën sheshin “Skënderbeu”, me thirrjet “liri për çlirimitarët”.
Ora e pritjes që numëron mbrapsht kthimin e çlirimtarëve, është vendosur në qindra qytete europiane.
/abcnews.al/

