Sot vendi ynë pritet të karakterizohet nga mot i kthjellët dhe pa reshje shiu.
Sipas të dhënave të IGJEUM, temperaturat e ajrit do të luhaten nga 17°C deri në 31°C në zonat bregdetare, nga 15°C deri në 30°C në zonat e ulëta, ndërsa në zonat malore temperaturat do të variojnë nga 9°C deri në 25°C.
Era gjatë ditës së sotme do të jetë kryesisht e lehtë deri mesatare, ndërsa përgjatë bregdetit dhe në zonat malore pritet të jetë mesatare deri e fortë.

