Sondazh

Grushtat në protestë, a shënojnë fundin e saj?

Loading ... Loading ...
 

Pagat, “luftë politike”/ “Në 17 shtator Kuvendi do të vendosë”, Hamataj: Nuk duhet të abuzohet me pavarësinë e sistemeve

schedule19:41 - 13 Shtator, 2026

schedule 19:41 - 13 Shtator, 2026

Debati për pagat e gjyqtarëve vijon të jetë në qendër të diskutimeve. Avokati Ermal Hamataj, në një intervistë në emisionin “News Room” në ABC News, komentoi zhvillimet e fundit dhe përplasjet politike lidhur me pagat e gjyqtarëve.

Hamataj tha se ndër vite ka pasur tentativa nga pushteti ekzekutiv për të kritikuar apo anatemuar pushtetin gjyqësor, por theksoi se edhe sistemi i drejtësisë nuk duhet të abuzojë me parimin e pavarësisë.

Në lidhje me përplasjen e fundit, Hamataj tha se, sipas tij, kryeministri Edi Rama e ka fituar debatin publik, ndërsa shtoi se vendimi përfundimtar do të merret nga Kuvendi.

“Ka pasur gjithmonë tentativa të pushtetit ekzekutiv për të anatemuar pushtetin gjyqësor, ka një sërë veprimesh që erdhën në këtë moment. Por duhet thënë që nuk duhet abuzuar edhe me elementin e pavarësisë. Për aq kohë sa kemi KLGJ dhe KLP, duhet të respektojmë edhe formën se si shteti jonë ka përcaktuar pagën. Por Gjykata Kushtetuese e ka detyruar shtetin shqiptar që ta rishikojë, por vendimi nuk është marrë në konsideratë. Por për mua Rama e ka fituar debatin. Megjithatë në 17 shtator Kuvendi do të vendosë. Dhe duhet ta them se sistemi gjyqësor ka nxituar me kallëzimet e qeverisë”, tha ai.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!