Sondazh

Grushtat në protestë, a shënojnë fundin e saj?

Loading ... Loading ...
 

Liri për çlirimtarët/ “Farsa është në ditët e fundit”, Rama: Thaçi do të triumfojë me forcën e të vërtetës

schedule10:29 - 12 Shtator, 2026

schedule 10:29 - 12 Shtator, 2026

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka reaguar në rrjetet sociale lidhur me ish-presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi, teksa procesi gjyqësor ndaj tij në Hagë ndodhet në ditët e fundit.

Rama shprehet se, pavarësisht asaj që mund të ndodhë në ditët e fundit të procesit, liria është diçka që askush nuk mund t’ia marrë Thaçit.

Ai e lidh fatin e Thaçit me historinë e Kosovës dhe luftën e saj për liri, duke theksuar se Kosova triumfoi edhe në momentet kur dukej se nuk kishte mbështetje, përveç vullnetit për të qenë e lirë.

“ Farsa është në ditët e fundit dhe gjithçka pret njeriu nga autorët e saj, por siç e ka thënë vetë Hashimi, lirinë nuk ia merr dot askush, askund, e ashtu siç Kosova triumfoi duke besuar te liria edhe kur s’kishte askënd e asgjë përpos etjes së vet për liri, ashtu do të triumfojë edhe Hashim Thaçi me forcën e të vërtetës së tij, të cilën vitet e burgut veç e kanë bërë më të madhe bashkë me mbështetjen e krejt shqiptarisë.”

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!