Sondazh

Grushtat në protestë, a shënojnë fundin e saj?

Loading ... Loading ...
 

Sikur Lana të mbyste bulevardin me baltë

schedule13:16 - 10 Shtator, 2026

schedule 13:16 - 10 Shtator, 2026

Nga Frrok Çupi

Tani punën e ka në dorë shteti. Ajo që ndodhi me ‘forcën e verbër’, ndodhi. Bulevardi i madh i Tiranës, nga bulevardet më të shquar mes fqinjësh, u mbush plot. Lana e bëri të keqen e vet.

Ka ndodhur shpesh herë që forca të verbër të bëjnë gjëmën; o tërmet, o rrëshqitje balte, o tornado, o lumenj të çmendur, o zjarre. Çdonjëra prej këtyre synon jetën e njerëzve, por nis me përbaltjen dhe me frikën. Dhe pastaj vazhdon me zënien e hapësirave qytetëse, me zhurmë, pisllëk dhe kërcënim.

Atëherë duhet dora e shtetit.

Fenomeni i vërshimit të ‘baltës së verbër’ po ndodh në Bulevardin Dëshmorët e Kombit. Prej tre muajsh një banalitet i ardhur nga ku ta dish, po e quajmë ‘Lana’, ka vërshuar në Bulevard dhe nuk lejon qytetarët që ta kenë bulevardin për vete. Këta janë vetëquajtur ‘Flamengo’. Pak njerëz të ardhur nga hapësira kulturore jo- qytetëse dhe anti- qytetëse zënë hapësirat. Vetë flamengo nga ku kanë marrë edhe emrin, ushqehet me organizma të vegjël që gjenden në baltë. Ndoshta ky grusht njerëz e kanë marrë me qëllim emërtimin nga Flamengo; me qëllim për ‘t’u dalë hakut’ qytetësve duke iu thënë se ‘e deklaruam lidhjen me ujërat e ndotura me baltë’.

Revolucioni i Flamengove ka prurë në qytet aq shumë baltë sa asnjëherë tjetër; madje as në periudhat më të qortueshme të historisë sonë. Kanë sharë me libër shtëpie, me nënë e me gra; kanë mbartur arkivole në bulevard duke kërcënuar me ‘dheun dhe baltën e lehtë’ mbi këdo të gjallë; kanë bërë akronime të tmerrshme ‘TQR, RQ’; dhe kanë ngritur qytetarët nga baret dhe kafet për në revolucion. Kanë derdhur vezë e gurë mbi njerëz të zgjedhur në shtet; ka plasur grushti mes tyre për paratë e vjedhura; mbrëmë u kapën me drogë nëpër xhepa. Tw droguar dhe të pamëshirshëm që bëjnë revolucionin mes nesh. E egër!

Kush do ta ndalojë baltën në bulevard? Domethënë qw t’i nxjerrë këta të ligj, pushtues dhe ndotës jashtë qytetit?!

Qytetit i duhet bulevardi siç ishte. Bulevardi është pasuri e kryeqytetit ku ndodhen institucionet kryesore të shtetit dhe përfaqësimit të kombit; përfaqësitë e të gjitha shteteve që kanë marrëdhënie diplomatike me Shqipërinë; institucionet themelore të artit e kulturës, shkencës; Biblioteka, Akademia, Universiteti, stadiumi, aeroporti më i madh i vendit. Kryeqyteti ynë herë pas herë kthehet edhe në ‘kryeqytet europian të Ballkanit’. Herë-herë ka shërbyer si kryeqytet i Bashkimit Europian, i Nismave Europiane për rejonin dhe Paqen Botërore. Po presim që të emërtohet shpejt edhe ‘kryeqytet i Samitit të NATO-s’.

A me baltë nëpër këmbë do ta presë kryeqyteti ynë, si qytetarin shqiptar ashtu edhe piramidat e Qytetërimit Modern Perëndimor? A me frikën e njerëzve jo- qytetës që bëjnë baltë, do të jetojnë qytetarët në apartamentet dhe në rrugicat e tyre?

Kjo fatkeqësi na ka ndodhur, ‘Lana’ ka mbytur me baltë bulevardin e kryeqytetit.

Çfarë duhet bërë?

Shteti duhet të bëjë. Shteti, mes deformimit të fjalës ‘demokraci’ dhe jetës së qytetit e qytetarit, duhet të mbajë anën e qytetit. As Demokracia e Athinës nuk do të ekzistonte pa pastërtinë në Polis. Ndoshta vetë Demokracia mijëra vjet pas ‘Athinës’ është ndotur disi. Shtetet kudo që janë duhet të funksionojnë kundër rrezikut të baltës. Nepali ishte dhimbja më e madhe planetare se si ‘balta mbyt mijëra’, jo demokracia shtet.

Shteti ynë i ka të gjitha mjetet; ka ligjin që mbron të drejtën e qytetit, ka normën ligjore njësoj si në Europë që ruan hapësirat, ruan paqen, ruan dinjitetin e njerëzve. Kur forca e verbër e tërmetit kërcënoi shtatë vjet më parë, po ky shtet ngriti botën më këmbë dhe shëroi plagën.

Tani është i njëjti shtet përballë baltës së ‘Lanës’ dhe në pritje të çlirimit të Qytetit.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!