Sondazh

Dhuna e opozitës përballë integrimit europian, si duhet të reagoje qeveria?

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Strukturë kombëtare për “AI”/ Rama: Inteligjenca Artificiale e detyrueshme për administratën

schedule14:12 - 8 Shtator, 2026

schedule 14:12 - 8 Shtator, 2026

Inteligjenca Artificiale në çdo hallkë të shtetit. Në Forumin e Dytë të Inovacionit, kryeministri i Shqipërisë shpalosi planet e qeverisë për të integruar teknologjinë në sektorin publik.
Njoftoi ngritjen e një Programi Kombëtar për Inteligjencën Artificiale, të cilin Administrata Shtetërore do e ketë detyrim përdorimin e saj.

“Programi kombëtar për aftësimin në AI, do të hapet për individët, do të bëhet i detyrueshëm për adm. publike. Kemi filluar integrimin e moduleve të AI me adm. publike, në nivelin e parë, fillimisht me drejtoritë juridike, do të shtrihemi në të gjitha nivelet për t’i dhënë mundësi adm. asistencë të kualifikuar ndërkohë që do shtojmë grantet për financimin për kërkim të aplikuar dhe partneritete”, tha Rama.

Hapi i dytë do të jenë prokurimet publike dhe shërbimet. Sisteme totalisht me Inteligjencë Artificiale për të eliminuar çdo vonesë dhe çdo abuzim.



“Po punojmë intensivisht, për një sistem 360 gradë, për prokurime publike me AI, për të ridizajnuar e-Albania, në gjeneratën e dytë të saj, e-Albania 2.0, me standarde të tjera dhe aksesueshmëri tjetër.
Ne kemi krijuar kompaninë tonë publike, që synimi është që shërbimet publike të mbulohen nga kjo, natyrisht hap pas hapi, s’ka vështirësi për ta bërë këtë, kështu faktikisht do fuqizohet nga njëra anë kapaciteti in-house të shtetit sa i përket shërbimeve, moduleve, të nevojshme të funksioneve shtetërore, do nxisim kompanitë private të nisin rrugët e reja, të bëjnë biznesin e tyre privat”, shtoi kreu i qeverisë.

Një këshillë Rama, e kishte dhe për profesionistët e teknologjisë, të cilët janë ndeshur jo pak herë në 100 ditët e fundit me sulme dixhitale.

“Më vjen keq për një gjobvënie ndaj start-upeve, nga portale të njohura dhe famëkëqija, nën maskën e shtypit të lirë, por në këtë pikë nuk mund t’ju qaj hallin sepse në një farë mënyre më duket shumë pak ajo që hani ju me atë që ha unë. Këshilla ime është mos u merrni me to, as mos i lexoni. Ju vënë gjoba kriminale, por s’kanë asnjë efekt, më besoni për këtë”, përfundoi ai.

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!