Sondazh

Grushtat në protestë, a shënojnë fundin e saj?

Loading ... Loading ...
 

Horoskopi 8 shtator 2026, zbuloni parashikimet e yjeve

schedule07:15 - 8 Shtator, 2026

schedule 07:15 - 8 Shtator, 2026

Dashi

Jeta juaj në çift do të jetë gjatë gjithë kohës e mbrojtur sot. Në asnjë moment nuk do të lindin mosmarrëveshje dhe probleme, prandaj do të ndiheni gjithë kohës mirë. Beqarët nuk do të arrijnë dot ta bëjnë për vete personin që kanë pëlqyer gjithmonë dhe do të bien në melankoli. Jupiteri, nga ana tjetër, do të sjellë fat me shumicë në planin financiar. Do të dilni nga situata delikate ku kishit rënë.

Demi

Ditë mjaft e turbullt kjo e sotmja për të gjithë ata që janë në një lidhje. Tregohuni shumë të kujdesshëm, sepse situata mund t’ju dalë jashtë kontrollit në çdo moment. Beqarët do të jenë tërheqës dhe do të bëjnë për vete cilindo që do të pëlqejnë. Në planin financiar nuk priten aspak vështirësi dhe probleme. Do të jeni të qetë kur të kryeni çdo investim të nevojshëm.

Binjakët

Duhet të luftoni fort sot kundër rutinës në jetën tuaj në çift, në mënyrë që të përjetoni sërish kënaqësi si në fillim. Mund të lodheni pak, por do të ndiheni të plotësuar. Beqarët do të realizojnë disa takime, por asgjë nuk ka për t’ju ecur ashtu siç ata e kishin menduar. Në planin financiar do të keni vetëm disa probleme të vogla, të cilat do të zgjidhen menjëherë. Do të ndiheni më të qetë më vonë.

Gaforrja

Çështjet e zemrës do të ecin më së miri gjatë gjithë kësaj dite. Do të merreni vesh si duhet me personin që keni në krah dhe as që do t’u besoni intrigave që do të thurin të tjerët për t’ju dëmtuar. Beqarët duhet të tregohen më të vëmendshëm, sepse përndryshe do t’u shpëtojnë mundësi të mira. Financat do të vazhdojnë të mbeten delikate edhe për pak kohë.

Luani

Ditë e mirë për të dashuruarit, por e shkëlqyer për ata që janë ende beqarë. Këta të fundit do të përjetojnë emocione të paimagjinueshme dhe do të mahniten nga disa persona që do t’i joshin. Ata që kanë prej kohësh një partner do të kalojnë momente të këndshme dhe jo problematike. Në planin financiar duhet të respektoni disa rregulla, nëse nuk doni që situata të përkeqësohet.

Virgjëresha

Mëngjesi do të jetë i qetë për ata që janë në një lidhje, por duke filluar që nga mesdita e deri në orët e darkës emocionet do të jenë të fuqishme dhe kënaqësitë të njëpasnjëshme. Shfrytëzojeni çdo sekondë deri në maksimum. Beqarët nuk do të duan të ndryshojnë statusin, edhe pse mundësitë do të jenë të mira. Në planin financiar do ta dini mirë çfarë hapash të hidhni.

Peshorja

Do të jeni shumë të zënë me punë dhe me çështjet familjare gjatë kësaj dite, prandaj ka rrezik të mos i kushtoni vëmendjen e duhur partnerit tuaj. Mirë është që për gjithçka të flisni hapur me të. Beqarët do të ndihen të plotësuar, sepse do ta gjejnë që në mëngjes personin për të cilin do t’u rrahë zemra fort. Në planin financiar mund të keni ndonjë problem të vogël, për shkak se nuk do të rezistoni dot pa shpenzuar.

Akrepi

Më në fund, pas një periudhe delikate që keni kaluar, do të mund të rivendosni dialogun në jetën tuaj në çift. Do të afroheni edhe pak më shumë me partnerin tuaj. Beqarët do të njihen me një person gjatë një feste të organizuar nga miqtë dhe do ta pëlqejnë tej mase. Në planin financiar çdo gjë ka për të ecur ashtu siç e kishit menduar. Ju e dini mirë çfarë hapash të hidhni që të mos keni probleme.

Shigjetari

Duhet të tregoheni besnikë dhe të sinqertë me partnerin tuaj gjatë kësaj dite, në mënyrë që gjithçka t’ju ecë mirë. Po joshet dikë tjetër dhe po thuren gënjeshtra ndaj atij që keni në krah, do të keni probleme serioze. Beqarët do të bien kokë e këmbë me një të panjohur dhe do të fillojnë të ëndërrojnë për të. Me financat tregohuni sa më të matur, sepse po filluan problemet, nuk do të kenë të ndalur.

Bricjapi

Konfigurimi i yjeve do të jetë i shkëlqyer sot për jetën sentimentale të çifteve. Çdo gjë që keni dëshiruar do të mund t’ju plotësohet më në fund dhe do të ndiheni të plotësuar. Beqarët do të flirtojnë gjatë gjithë kohës me disa persona dhe në fund nuk do të dinë çfarë hapash të hedhin. Financat do të fillojnë të stabilizohen, falë ndihmës së të afërmve, por edhe për shkak të maturisë suaj.

Ujori

Do ta shihni me kujdes jetën tuaj në çift gjatë gjithë kësaj dite dhe do të mundoheni ta përmirësoni sa më shumë atë. Do të bini në të njëjtën mendje me partnerin. Beqarët do të kenë një ditë të zakonshme dhe pa asnjë të re. Merrini gjërat si t’ju vijnë. Financiarisht do të jeni të favorizuar nga yjet. Do t’i kryeni të gjitha shpenzimet e dëshiruara dhe do të hiqni edhe disa para mënjanë për të ardhmen.

Peshqit

Do të tregoheni të arsyeshëm sot në jetën tuaj në çift dhe nuk do të keni asnjë lloj problemi me partnerin tuaj të zemrës. Beqarët do të ndihen gati ta pranojnë propozimin që ju ka bërë dikush dhe do të fillojnë shpejt një lidhje. Në planin financiar do të jeni shumë të zotë dhe do të arrini ta ndryshoni menjëherë gjendjen në të cilën ndodheshit. Shumë shpejt do të bëni edhe disa investime.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!