Një zjarr i konsiderueshëm ka rënë në zonën e Kropishtit, në territorin e bashkisë Selenicë.
Në vendngjarje janë angazhuar forcat zjarrfikëse të Selenicës, ndërsa për shkak të përmasave të flakëve është kërkuar ndërhyrja edhe e shërbimit zjarrfikës të Vlorës.
Zjarri është përhapur në një gjatësi prej rreth 1.5 kilometrash, duke e vështirësuar ndërhyrjen nga toka.
Për shkak të situatës dhe terrenit, është kërkuar edhe ndërhyrje nga ajri për të bërë të mundur izolimin dhe shuarjen e flakëve. Situata eshte larg zonave te banuara.

