Sondazh

Grushtat në protestë, a shënojnë fundin e saj?

Loading ... Loading ...
 

Rama e uroi për rekordin historik të qeverisjes, mesazhi i Melonit: Shqipëria është një mike dhe partnere e çmuar!

schedule11:53 - 5 Shtator, 2026

schedule 11:53 - 5 Shtator, 2026

Kryeministri Edi Rama uroi dje homologen e tij italiane, Giorgia Meloni, për rekordin historik në drejtimin e qeverisë italiane, me mbi 1400 ditë në krye të ekzekutivit.

Pas mesazhit të Ramës, Meloni i është përgjigjur përmes një postimi në platformën X, duke vlerësuar marrëdhëniet mes dy vendeve dhe bashkëpunimin me Shqipërinë.

“Edi, miku im, faleminderit nga zemra për këtë videomesazh. Si gjithmonë, arrin të ndërthurësh ironinë me disa të vërteta jo fort të rehatshme!”, shkruan Meloni.

Duke iu referuar mesazhit të Ramës, kryeministrja italiane shton se ndërrimi i shpeshtë i qeverive dhe bashkëbiseduesve në Romë nuk ndihmon në ndërtimin e marrëdhënieve të qëndrueshme.

“Por në fund, kur gjen ekipin e duhur, është më e lehtë të luash mirë dhe të marrësh rezultate”, vijon ajo.

Postimi i Melonit:

“Edi, miku im, faleminderit nga zemra për këtë videomesazh. Si gjithmonë, arrin të ndërthurësh ironinë me disa të vërteta jo fort të rehatshme!
Më vjen mirë të di që, pas kaq shumë ndryshimeve të bashkëbiseduesve në Romë, më në fund ke pasur mundësinë të krijosh pak më shumë afeksion për atë aktualin. Ndërrimi i shpeshtë i stolit nuk ndihmon kurrë për të ndërtuar diçka solide. Por në fund, kur gjen ekipin e duhur, është më e lehtë të luash mirë dhe të marrësh rezultate. Gjatë këtyre viteve kemi ndarë një marrëdhënie të sinqertë dhe një bashkëpunim konkret, që ka forcuar gjithnjë e më shumë lidhjen mes dy vendeve tona.
Shqipëria është një mike dhe një partnere e çmuar, dhe jam krenare për rrugëtimin që po bëjmë së bashku edhe në kuadër të Evropës. Një përqafim të përzemërt dhe shihemi së shpejti!”.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!