Sondazh

Grushtat në protestë, a shënojnë fundin e saj?

Loading ... Loading ...
 

Berisha në SHBA, festa dhe protesta/ Leka: Mbetet non grata, PD është e përçarë me të në krye

schedule18:25 - 4 Shtator, 2026

schedule 18:25 - 4 Shtator, 2026

Analisti Martin Leka thotë se Sali Berisha vijon të jetë non grata, edhe pse kryedemokrati mori vizën për të udhëtuar në SHBA.

Në një intervistë për “Tirana Live” në ABC News, Leka u shpreh se me Berishën në krye, Partia Demokratike është e përçarë.

Leka shtoi se PD do të vijojë rënien e saj, sa kohë drejtohet nga Sali Berisha.

“Është pompuar nga Berisha si një ngjarje e rëndësishme, a thua se Berisha do shkojë të betohet si president i SHBA. Është aq brutale dhe komike ikja e Berishës në SHBA. Unë mendoj se është sa komike, dhe për Sali Berishën, është ndoshta viza më e shtrenjtë. Lobimi prej 6 milionë eurosh, dhe shumë lobime të tjera, është arsye për të treguar se sa mbrapa është PD në udhën e saj drejt demokracisë drejt pushtetit me Sali Berishën në krye.

Unë mendoj se pesha politike e non gratës është ezauruar tashmë. Berisha ka marrë gjithçka negative nga non grata, duke e bërë PD një parti amorfe dhe të përçarë. Nuk dominon në skenën politike shqiptare për të ardhur në pushtet. PD nuk aspiron për t’u kthyer në pushtet. PD do të vyshket siç do të vyshket edhe Sali Berisha biologjikisht me kalimin e moshës”, theksoi ai./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!