Sondazh

Grushtat në protestë, a shënojnë fundin e saj?

Loading ... Loading ...
 

“BE është angazhuar në zgjerimin e Ballkanit Perëndimor”/ Edward P. Joseph: Shqipëria po ecën përpara

schedule21:56 - 1 Shtator, 2026

schedule 21:56 - 1 Shtator, 2026

Në një intervistë për emisionin “War Report”, profesori i “Johns Hopkins University”, Edward P. Joseph, deklaroi se Shqipëria është penalizuar padrejtësisht në të kaluarën nga grupimi me Maqedoninë e Veriut në procesin e integrimit europian.

Ai theksoi se vendet duhet të vlerësohen mbi baza individuale, duke nënvizuar se Shqipëria ka potencialin real për të mbyllur të gjithë kapitujt e negociatave brenda këtij viti.

Sipas ekspertit amerikan, për të ruajtur këtë ecuri pozitive është e domosdoshme që të ndalen sulmet ndaj SPAK-ut dhe të mos lihen punët pezull. Joseph vlerësoi gjithashtu angazhimin e Bashkimit Europian për zgjerimin në Ballkanin Perëndimor, duke e cilësuar suksesin e mundshëm të Shqipërisë si një sinjal mjaft pozitiv për të gjithë rajonin.

“Shqipëria është penalizuar duke qenë pjesë e një grupi, për vite me radhë Shqipëria nuk ka mundur që të hapë negociatat pasi ishte në grupin me Maqedoninë, kjo nuk ishte e drejtë. Shqipëria ka vijuar ecurinë e saj dhe Maqedonia ka ngelur në vend.

Çelësi është angazhimi individual i shteteve për të bërë avancimet. Nuk duhet të lejohen sulmet ndaj SPAK dhe të bëhen punët pezull.

Shqipëria ka gjasë që të mbyllë të gjithë kapituj brenda këtij viti dhe më pas të kalojë në referendum dhe kjo do të ishte një gjë shumë pozitive për të gjithë Ballkanin. BE po bën shumë gjëra në rrugën e duhur, BE është angazhuar në zgjerimin e Ballkanit Perëndimor”, tha Edward P. Joseph.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!