Sondazh

Vendimi i Hagës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Nga “Price Watch Albania”, te librat për fëmijët e Diasporës/ Nura analizon nismat e qeverisë: Veprime në kohën e duhur

schedule13:31 - 31 Gusht, 2026

schedule 13:31 - 31 Gusht, 2026

TIRANË- Rreth 17 mijë tekste janë shpërndarë për diasporën në prag të nisjes së vitit të ri shkollor. Përmes një videomesazhi, ministri i jashtëm Ferit Hoxha tha se tekstet janë shpërndarë për 15 shtete në Europë, po ashtu edhe në SHBA dhe në Kanada.

Gazetari Artur Nura, u shpreh se ky hap i qeverisë Rama vjen në kohën e duhur, ndërsa shtoi se vëmendja për fëmijët shqiptarë në Diasporës duhet shtuar .

“Nismë e duhur, në kohën e duhur, sepse jemi në prag të fillimit të vitit të ri shkollor. Shteti shqiptar e ka detyrim që fëmijët shqiptarë të mësojnë shqipen. Kemi reagim të qeverisë në kohën e duhur. E rëndësishme që fëmijët e Diasporës të mësojnë gjuhën shqipe. Nuk është e lehtë, por kur fillohet në kohën e duhur, kjo është gjysma e punës”, theksoi ai.

Po ashtu, qeveria po përgatit platformën “Price Watch Albania”, e cila do të mundësojë monitorimin e çmimeve dhe transparencë për qytetarët. Për këtë nismë, Nura tha se kjo mbron interesin e konsumatorit si dhe përshpejton rrugën europiane të Shqipërisë.

“Një qasje strategjisë së qeverisjes socialiste për të trajtuar një nga problematikat e qytetarëve. Këto bëhet fjalë për të vendosur një kontroll të sistemeve të çmimeve, që synon të ndalojë abuzimet e tyre.  Kjo nismë  vjen si domosdoshmëri

Ka abuzime në treg. Kjo nismë është e duhura dhe duhet të funksionojë në raport me qytetarin. Shteti ka për detyrë që të jetë në mbrojtje të konsumatorit. Kjo është një nismë e domosdoshme. Shtetit me këtë strategji të re është në interes të qytetarit.

Nisma të tilla përshpejtojnë integrimin e Shqipërisë  në Bashkimin Europian”, tha ai./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!