VLORË- Një 32-vjeçar, i cili ndodhej i arrestuar në Komisariatin e Policisë Vlorë, ka humbur jetën mëngjesin e sotëm.
Mëngjesin e sotëm, i riu është gjetur në gjendje të rënduar shëndetësore në ambientet e dhomave të shoqërimit. Policia thotë se është njoftuar shërbimi mjekësor dhe 32-vjeçari është transportuar në Spitalin Rajonal të Vlorës.
Në orën 10:05, mjekët kanë konfirmuar vdekjen e tij.
Sipas të dhënave paraprake, dyshohet se 32-vjeçari ka humbur jetën si pasojë e arrestit kardiak. Enea Shparthi është arrestuar në flagrancë më 29 gusht 2026, rreth orës 23:00, për veprën penale “Vjedhja”.
Aktualisht vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe dokumentimin ligjor të rastit.

