Një zjarr ka përfshirë zonën naftëmbajtëse të Marinzës gjatë mesnatës së të shtunës.
Flakët kanë rënë në një sipërfaqe pranë puseve të naftës, por ndërhyrja e shpejtë e zjarrfikësve bëri të mundur vënien e situatës nën kontroll dhe shmangien e përhapjes së mëtejshme të zjarrit.
Shkaku i rënies së zjarrit ende nuk është përcaktuar. Policia po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes./abcnews.al

