Ministrja e Jashtme bullgare: Faktorët e jashtëm ndikim në Ballkanin Perendimor

schedule12:37 - 24 Janar, 2018

schedule 12:37 - 24 Janar, 2018

Faktorë të huaj në Ballkanin Perëndimor kanë shumë influencë në disa vende të caktuara. Ka qenë kjo deklarata e ministres së jashtme bullgare Zaharieva, e cila premtoi se ky rajon do të jetë prioritet i Presidencës bullgare të BE-së.

Ministrja e jashtme bullgare Ekaterina Zaharieva tha se ka faktorë të huaj në Ballkanin perëndimor të cilët kanë shumë influencë në disa vende. Sipas saj përgjegjësia e kësaj është e Bashkimit europian për shkak të mos angazhimit në rajon. Zaharieva theksoi se BE nuk është mjaftueshëm e pranishme dhe e angazhuar në vendet e ballkanit perëndimor. Në fjalën e saj para komitetit të parlamentit europian për çështje të jashtme, ajo shtoi se nëse Bashkimi Europian nuk është i pranishëm atëherë dikush tjetër që nuk është pjesë e familjes europiane apo NATO-s do të ushtrojë influencën e tij.

Duke prezantuar prioritetet e presidencës bullgare të BE-së, Zaharieva konfirmoi se Ballkani perëndimor është prioriteti më i rëndësishëm dhe se rajoni është shumë i rëndësishëm për të gjithë kontinentin. Ajo tha se nuk mund të ketë qëndrueshmëri apo siguri në Europë pa qëndrueshmëri dhe siguri në Ballkanin Perëndimor./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!