Sondazh

Grushtat në protestë, a shënojnë fundin e saj?

Loading ... Loading ...
 

Luftë hibride me Malin e Zi? Ministri i Jashtëm rrëzon akuzat e medias malazeze

schedule17:11 - 28 Gusht, 2026

schedule 17:11 - 28 Gusht, 2026

KOSOVË– Një deklaratë e kryeministrit të Malit të Zi, Milojko Spajiç u kthye në akuzë direkte nga një prej mediave më të madhe të vendit fqinj, Vijesti, se Shqipëria ishte rreshtuar krah Serbisë si dy vende që me angazhimin e zyrtarëve të lartë kryejnë aktivitet hibrid në Mal të Zi për të destabilizuar vendin në prag të anëtarësimit në BE.

Pretendimet për përfshirje të Shqipërisë janë hedhur poshtë nga ministri i jashtëm, Ferit Hoxha i cili në një reagim në X sqaron se nuk ka asnjë provë apo fakt, madje shton se Shqipëria dhe Mali i Zi përkundrazi ndajnë të njëjtin objektiv për të qenë pjesë familjes europiane.

“Edhe pse nuk ka asnjë akuzë të formuluar zyrtarisht kundër Shqipërisë , dua të theksoj fort dhe qartë se Shqipëria as nuk është dhe as nuk mund të jetë pjesë e ndonjë skenari destabilizues, as në Malin e Zi, një vend fqinj, mik, partner dhe aleat në #NATO , me të cilin ndajmë të njëjtin projekt anëtarësimi në BE , as askund tjetër”, u shpreh ai.

Hoxha garanton se Shqipëria është në kursin e kundërt të kësaj akuze, bën përpjekje të forta për bashkëpunim rajonal dhe europian.

“Shqipëria dallohet sepse bën pikërisht të kundërtën: investon çdo ditë në bashkëpunim, mirëkuptim të ndërsjellë, stabilitet dhe zhvillim rajonal, si dhe në bashkëpunim më të gjerë evropian dhe euroatlantik”, u shpreh ai.

Të enjten ditë më parë, kryeministri malazez, Milojko Spajiç pretendoi se janë dy vende të rajonit, që synojnë destabilizimin e Malit të Zi, me qëllim për ti prerë rrugën e anëtarësimit në BE.

Në fakt, Mali i Zi problemet më të mëdha i vijnë nga përplasjet me Serbinë, kurse së fundmi është një vend i rajonit dhe anëtar i BE, Kroacia që ka vendosur veton për grupkapitullin e politikës së jashtme duke i vendosur gjashte kushte për zhbllokimin./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!