Sondazh

Grushtat në protestë, a shënojnë fundin e saj?

Loading ... Loading ...
 

Ambasada Gjermane: Serbia të bashkëpunojë me Kosovën për zbardhjen e fatit të të zhdukurve

schedule17:52 - 26 Gusht, 2026

schedule 17:52 - 26 Gusht, 2026

Ambasada e Gjermanisë në Kosovë i ka bërë thirrje Serbisë për bashkëpunim të plotë me institucionet kosovare në zbardhjen e fatit të personave të zhdukur gjatë luftës së vitit 1999, si dhe për qasje në dokumentacionin përkatës.

Deklarata e ambasadës vjen pas kërkesës së kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, që Serbia të hapë dosjet e Brigadës së 37-të të Motorizuar të ish-Ushtrisë Jugosllave, e dyshuar për përfshirje në masakrat në Drenicë dhe zona të tjera të Kosovës.

Në një përgjigje për Klankosova.tv, Ambasada e Gjermanisë ka rikujtuar se në vitin 2023, Kosova dhe Serbia, me lehtësimin e Bashkimit Evropian, miratuan Deklaratën për Personat e Zhdukur, përmes së cilës u krijua Komisioni i Përbashkët për Personat e Zhdukur.



Sipas ambasadës, një nga detyrat kryesore të këtij komisioni, ku përfaqësohen të dyja palët, është sigurimi i qasjes në të gjithë dokumentacionin relevant, vendor dhe ndërkombëtar.

“Ne u kemi bërë thirrje të gjitha palëve të ofrojnë qasje në informacion të saktë dhe të besueshëm në lidhje me personat e zhdukur dhe varret masive të dyshuara”, ka deklaruar ambasada.

Gjermania pret gjithashtu që Serbia të bashkëpunojë me homologët e saj në Kosovë në përputhje me Marrëveshjen për Ndihmë të Ndërsjellë Ligjore.

Qasja në arkivat dhe dokumentacionin e institucioneve serbe mbetet një prej çështjeve kryesore në përpjekjet për të zbardhur fatin e personave që vazhdojnë të figurojnë të zhdukur nga lufta e Kosovës.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!