Ledian Memushaj dhe Luciano Zauri janë afër pajtimit. Mesfushori u përplas me trajnerin në ndeshjen që Pescara fitoi 0-2 në fushën e Livornos. Vlonjati nuk e priti mirë zëvendësimin (ishte i gjashti në total) dhe reagoi pas vendimit të trajnerit.
Il Messaggero raporton se nesër do të mbahet një takim mes Memushajt dhe Zaurit. Ky i fundit është gati ta kthejë kapitenin në ekip, nëse i kërkon falje shokëve të skuadrës.
Për 33-vjeçarin u përfol edhe për një largim, teksa Perugia u interesua për shërbimet e tij. Tani pritet të rikthehet paqja dhe Memushaj do të vazhdojë të jetë pjesë e “Delfinëve”. /abcnews.al