Mes historisë dhe besimit Kisha e Zojës Nunciate në Lezhë vazhdon të tërheqë vizitorë nga vende të ndryshme të botës
E ngritur rreth 800 vite më parë, Kisha e Zojës Nunciate vijon të qëndrojë si një dëshmi e gjallë e historisë dhe besimit ndër shekuj
Efekte
Famullitari i kishës, Fra Sokol Pepushaj, tregon se një nga elementët që e bën këtë vend edhe më të veçantë është një hipotezë e hershme që lidhet me heroin kombëtar Gjergj Kastrioti Skënderbeu.
Sipas tij, fretërit ndër shekuj kanë përcjellë gojarisht mundësinë që varri i Skënderbeut të jetë sjellë në këtë kishë, pikërisht për shkak të vjetërsisë dhe rëndësisë së saj historike
Interesi për kishën mbetet i lartë, veçanërisht nga turistët e huaj.
Vizitorë nga Kroacia janë ndër më të shumtët, ndërsa nuk mungojnë as shqiptarët që ndalen për të njohur historinë dhe vlerat e këtij objekt .Çdo të martë në kishë zhvillohet mesha”
Brenda saj ruhen edhe objekte me vlerë të rrallë historike, mes tyre një artefakt që i përket shekullit të 5
Kisha e Zojës Nunciate është gjithashtu kishë jubilare dhe vijon të tërheqë studiues e kërkues ndërkombëtarë. Ajo mbetet një dëshmi e gjallë e historisë së popullit shqiptar, një objekt që i ka rezistuar kohës dhe që, ndryshe nga shumë ndërtesa të tjera fetare, nuk është tjetërsuar gjatë shekujve./abcnews.al


