Sondazh

Grushtat në protestë, a shënojnë fundin e saj?

Loading ... Loading ...
 

Zakynthos/ Anija turistike përplaset me betonin e portit në brigjet e ishullit, 6 të plagosur

schedule17:55 - 18 Gusht, 2026

schedule 17:55 - 18 Gusht, 2026

Një aksident detar ndodhi mbrëmjen e së hënës, në Zakynthos, kur një anije pasagjerësh-turistike që mbante 24 pasagjerë dhe 2 anëtarë të ekuipazhit u përplas me blloqe betoni ndërsa po kthehej në portin e Agios Nikolaos, Volimon.

Përplasja rezultoi në plagosjen e gjashtë pasagjerëve , ndërsa autoritetet vazhduan me arrestimin e kapitenit 41-vjeçar grek dhe ndalimin e lundrimit të anijes.

Gjashtë pasagjerë u dërguan në spital.  Kapiteni i anijes u arrestua, ndërkohë u bë edhe ndalimi i lundrimit të anijes.



Nga përplasja nuk u vu re ndotje detare, ndërsa hetimi paraprak vazhdon për të sqaruar plotësisht rrethanat e aksidentit./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!