Sondazh

Mendoni se po zbatohet si duhet vendimi i Gjykatës së Lartë për rishikimin e praktikës së paraburgimit?

Loading ... Loading ...
 

VIDEO/ Përplasen dy avionë luftarakë amerikanë, shpëtojnë anëtarët e ekuipazhit

schedule12:58 - 18 Maj, 2026

schedule 12:58 - 18 Maj, 2026

Dy aeroplanë luftarakë të marinës amerikane janë përplasur në ajër në SHBA, ndërsa katër anëtarët e ekuipazhit kanë arritur të hidhen me parashutë dhe ndodhen në gjendje stabile, kanë njoftuar autoritetet ushtarake amerikane, raportoi të hënën BBC-ja.

Incidenti ka ndodhur të dielën gjatë ditës së dytë dhe të fundit të spektaklit ajror “Gunfighter Skies”, që mbahej pranë bazës ajrore Mountain Home në Idaho.

Pamjet nga vendngjarja treguan përplasjen mes aeroplanëve, pas së cilës shpërtheu edhe zjarri.



Autoritetet vendosën përkohësisht izolimin e bazës dhe anuluan pjesën e mbetur të aktivitetit.

Në një deklaratë të publikuar në rrjetet sociale, baza ajrore Mountain Home konfirmoi se “ekuipazhi i përfshirë në incident ndodhet në gjendje stabile”.

Sipas Marinës Amerikane, avionët EA-18G Growler i përkisnin një grupi të specializuar për sulme elektronike nga shteti i Uashingtonit. Çdo avion i këtij lloji ka një vlerë prej rreth 67 milionë dollarësh.

Organizatorët e aktivitetit thanë se askush në tokë nuk është lënduar nga përplasja.

Autoritetet amerikane kanë nisur hetimet për të përcaktuar shkaqet e aksidentit ajror.

Shfaqja “Gunfighter Skies” ishte organizuar për herë të parë pas vitit 2018, vit në të cilin një pilot humbi jetën gjatë një aksidenti tjetër ajror.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!