Sondazh

Grushtat në protestë, a shënojnë fundin e saj?

Loading ... Loading ...
 

Sezoni turistik/ Fluks i lartë në hyrje përmes Portit të Vlorës, vetëm sot mbërritën 1 300 pasagjerë

schedule16:40 - 17 Gusht, 2026

schedule 16:40 - 17 Gusht, 2026

Java nis serish me fluks në portin e Vlorës. Fluks i lartë në hyrje përmes Portit të Vlorës, mbi 1,300 pasagjerë mbërrijnë vetëm ditën e sotme.

Fluksi i udhëtarëve në hyrje përmes Portit të Vlorës vijon të jetë i lartë, ndërsa shifrat e mbërritjeve nga Italia konfirmojnë lëvizjet e shumta gjatë sezonit turistik.

Vetëm gjatë ditës së sotme, përmes dy trageteve të linjës Brindisi–Vlorë, “Ionian Star” dhe “European Star”, kanë mbërritur në Portin e Vlorës 1,388 pasagjerë.



Sipas të dhënave të raporteve të mbërritjes, në port kanë hyrë gjithashtu 291 automjete, 10 kampera dhe 31 motoçikleta.

Ndërkohë, në dalje nga Porti i Vlorës janë regjistruar rreth 700 pasagjerë, duke vijuar kështu fluksi i lartë i lëvizjeve përmes pikës portuale të Vlorës gjatë sezonit turistik.

Dy tragetet kanë sjellë respektivisht 817 dhe 571 pasagjerë, duke dëshmuar vijimin e fluksit të lartë të hyrjeve në Vlorë gjatë muajit gusht.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!